Sondazhi i fundvitit i DataCentrum-Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshëm lidhur me vitin 2025.
Një ndër objektivat për të cilin janë pyetur qytetarët ka qenë të ikin nga Shqipëria. Diferencat demografike më të mëdha në këtë objektiv shihen tek grupmoshat.
Të pyetur “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Të iki nga Shqipëria/ Llotaria Amerikane”, 24.5% e qytetarëve të pyetur janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë që 72.5% e tyre tregojnë se nuk e kanë si objektiv.
Këtë objektiv e kanë 39.8% e atyre që janë 18-24 vjeç dhe 43.9% e atyre që janë 25-34 vjeç. Ndërkohë që me rritjen e moshës ky objektiv është më pak i shprehur në grupmoshat e tjera.
Viti 2025: Të rinjtë objektiva – më shumë palestër, udhëtime, më pak rrjete sociale
Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri – Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshme lidhur me vitin 2025. Katër nga objektivat kanë qenë të bërit më shumë palestër/sporte, zhvillimi i një hobi të ri, më shumë udhëtime dhe më pak kohë e shpenzuar në rrjetet sociale. Në të katër objektivat të rinjtë 18-24 dhe 25-34 vjeç dallojnë shumë nga grupmoshat e tjera.
Të pyetur: “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – palestër/sport/ecje, 30.8% e qytetarëve janë përgjigjur se e kanë si objektiv dhe 67.9% e qytetarëve janë përgjigjur se nuk e kanë si objektiv. Këtë objektiv e kanë 53% e atyre që janë 18-24 vjeç dhe 46.1% e atyre që janë 25-34 vjeç. Ndërkohë që me rritjen e moshës ky objektiv është më pak i shprehur në grupmoshat e tjera.
Të pyetur: “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Të mësoj hobi/aftësi të re, 26.9% e qytetarëve janë përgjigjur se e kanë si objektiv dhe 71.4% e tyre janë përgjigjur se nuk e kanë si objektiv. Këtë objektiv e kanë 47.7% e atyre që janë 18-24 vjeç dhe 43.4% e atyre që janë 25-34 vjeç. Ndërkohë që me rritjen e moshës ky objektiv është më pak i shprehur në grupmoshat e tjera.
Të pyetur: “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Të udhëtoj më shumë”, 47.9% e qytetarëve e kanë si objektiv dhe 50.5% e tyre janë përgjigjur se nuk e kanë si objektiv. Këtë objektiv e kanë 64% e të rinjve që janë 18-24 vjeç, 62.8% e atyre që janë 25-34 vjeç dhe 55.8% e atyre që janë 35-44 vjeç. Ndërkohë që me rritjen e moshës ky objektiv është më pak i shprehur në grupmoshat e tjera.
Të pyetur: “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Më pak kohë e shpenzuar në rrjetet sociale” 26.5% e qytetarëve e kanë si objektiv dhe 68.7% e qytetarëve të pyetur nuk e kanë si objektiv. Këtë objektiv e kanë 43% e atyre që janë 18-24 vjeç, 34.8% e atyre që janë 25-34 vjeç dhe 32.9% e atyre që janë 35-44 vjeç. Ndërkohë që me rritjen e moshës ky objektiv është më pak i shprehur në grupmoshat e tjera.