Askush nuk vendos për Shkodrën, përveç qytetarëve të saj! Rritja e çmimit të ujit, që vjen nga oborri i korrupsionit të kryeministrit, duhet të ndalet menjëherë!

Ndërsa shkodranët nxjerrin kursimet e pakta të tyre për të festu Krishtlindjet dhe Vitin e ri,
pushteti lokal i ardhur me premtime të shumta ku shumica të rreme, u dhuroi qytetarëve të Shkodrës një rritje tarifash te ujit .

Për qytetarët e një prej bahskive më të varfëra të Shqipërisë, me nje fuqi blerese te ulet

Ku shumica e popullsisë jeton me më pak se sa 5 USD në ditë.

Ku sipërmarrjet mbyllen dhe bashkia ka një numër gjithnjë e më të lartë të larguarish.

Viti 2025 do të jetë viti edhe i shtrenjtimit të fatures se ujit.

Ndërkohë që familjet shkodrane paguajnë 60% më shtenjtë produktet e shportës
ku pensionet dhe pagat e tyre janë më të ulëtat në rajon.

Kryebashkiaku Beci, që erdhi me premtimin për një Shkodër moderne, ka nisur të luajë politikën e pandershme dhe te pabese të rritjes së tarifave edhe pse shërbimi i ujit është shumë larg kërkesave dhe parametrave të kërkuar.

Prandaj sot, nga kjo foltore ,ndërsa shoh bashkëqytetarët e mi të perballen nga mëngjesi deri në darkë në punë të vështira dhe halle pa fund, kur, ndërkohë pushteti qendror dhe ai vendor nuk ofrojnë asnjë mundësi të barabartë për to,
denoncoj me forcë rritjen e tarifave të ujit.
Si një formë pandershmërie që bashkia Shkodër takson qytetarët e saj duke u marrë atyre më shumë se sa u jep në këmbim.

Një tarifë dhe taksë e pandershme dhe abuzive në shpinën e qytetarëve që shpenzojnë 60% më shumë nga të ardhurat e tyre për produktet e shportës dhe që sot duhet të pergatiten te paguajnë nje tarife te kripur te fatures se ujit

duke ba nje perllogaritje te thjeshte

per nje familje me 4 anetare tarifa qe do paguaj do te jete 30 mije leke te vjeter pa tvsh,
do paguajne dyfishin e çmimit për një librezë uji;

duhet të paguajnë 180 mijë lekë për hapjen e një kontratë të re ndërkohë që deri më dje kanë paguar 16 mijë lekë.

Për një biznes që paguan ndershmërisht taksat duhet të paguajë 10 fish më shumë një kontratë të re me qeverinë e cila në këmbim nuk i ofron asgjë.
Më shumë taksa për biznesin, më pak para për rrogat e punëtorëve dhe më pak vende pune për shkodranët!

Ndërsa qeveria ka dyfishuar deri dhe 10 fishuar kostot,
buxheti i bashkisë vazhdon të jetë një thes i madh ku një pakicë vendos, fut dorën për të perfituar nga tenderat që paguhen nga taksat dhe tarifat e larta.

Brenda një viti Shkodra ka pasur më shumë festa me paratë e qytetarëve, por asnjë investim real në mirëqënien e qytetarëve.

Rrjeti i ujësjellës kanalizimeve vazhdon të çalojë nen drejtimin e Becit.

Në asnjë çast, askush nga pushtetit vendor nuk ka sqaruar se përse duhet të rriten tarifat kur bashkia e Shkodrës është e rrethuar nga burime ujore

Qartësisht, kjo skemë është një goditje e rëndë në ekonominë e qytetarëve të Shkodrës.
Një godije në xhepat e atyre bizneseve që kanë punuar ndershëmërisht në shërbim të qytetit dhe komunitetit për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shkodër.
Dukshëm kjo duket si një skemë që përpiqet të justifikojë veprimet e papërgjegjshme të një kryebashkiaku qe premtoi mrekullinë por ka përfunduar në një emblemë te mashtrimit dhe deshtimit.

Partia Demokratike, do të vazhdoj të ngre zërin dhe të kërkojë përgjegjësi për këtë vendim të padrejtë dhe abuziv. Qytetarët shkodranë nuk mund të përballojnë më këtë abuzim me te drejtat e tyre nderkohe qe pushteti lokal dhe ai qendror jane kampion te korrupsionit dhe grabitje te parase publike.

Ne jemi të angazhuar për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Shkodrës dhe nuk do të ndalemi deri sa të garantojmë një sistem të drejtë dhe të qëndrueshëm për cdo qytetar.

Partia Demokratike e Shkodrës do të vazhdojë të qëndrojë pranë çdo qytetari që ndjehet i pasigurt dhe i pambrojtur nga cdo akt i tille dramatik per komunitetet tona!

Në vazhdimësi do të bëjmë transprent çdo veprim qe nderrmeret kunder qytetareve tane, jo vetëm per rastin e ujësjellësit por edhe transparencen e fondeve që Bashkia e Shkodrës tenderon.
Për të dëshmuar se si pushteti vendor përdor taksat dhe tarifat e rritura padrejtësisht për të mbushur xhepat e një klientele të vogël që i detyrohet shumë deri dhe mandatin, por duke ngrire e rrënuar nderkohe ekonomine e familjeve fisnike te shkodres!

Shkodra nuk ja u ka per borxh!