Nga Namik MEHMETI
Mora inisiativen per t’iu adresuar kete leter kur u dha lajmi zyrtarisht se “GIRO d’ ITALIA” vitin e ardhshem do ta nise rrugetimin e saj nga Shqiperia me tre etapa dhe po ashtu i befasuar nga vleresimi qe i bene te marten (24.12.2025) gazeta prestigjioze sportive italiane “LA GAZZETTA DELLO SPORT”, duke i kushtuar dy faqe me ngjyra, me nje foto Tuajen, me prezencen e Paolo Belino, CEO i “RES SPORT”, shoqeruar me nje koment te gazetarit Giocomo Detomase.
Pse po ju drejtohem Ju, i nderuar Kryeminister?
Me gjithe perkushtimin dhe detyrimin qe keni per t’u dhene zgjidhje dhjetra problemeve politike, ekonomike, sociale e kulturore, gjeni kohen te jeni primar edhe per problemet e sportit, kjo per faktin se i jeni perkushtuar disa vite me pasion basketbollit dhe per faktin se ne kabinetin tuaj qeveritar nuk ka njeri me kompetent per problemet sportive sesa Ju.
E kete e keni treguar me ekipin kombetar te futbollit ku ju si kryeminister i siguroni realizimin e kontrates trajnerit brazilian Silvinjo, jeni admirues i sportisteve te natyralizuar me pasaporte shqiptare si mundesi çeçen qe solli medaljen e pare olimpike ne Shqiperi, po keshtu keni si idhull skiatoren italiane Lara Colturi qe mori medaljen e argjend ne Kupen e Botes, duke i graduar keto me te tjere me spaletat e kolonelit.
Dhe pa u zgjatur me shume po hyj ne teme. Pasi i keni kapur te gjitha, pra edhe sportin, jeni bere shkues me organizatoret e “Giro d’Italia” qe nisja do te jete Shqiperia me tre etapa, per te realizuar nje enderr tuajen e per me teper kjo eshte e padiskutueshme, kur nje nga tre etapat do te kaloje ne sarajet e Surrelit!!!
Ndoshta eshte vone ky sugjerimi im per te ndryshuar percaktimin qe i keni bere ketij itinerari, por te mos vleresosh kontributin e Shkodres per çiklizmin qe ne praneveren e 2025-s perkujton 100 vjetorin e Rrethit te Pare Çiklistik ne Shqiperi, rreth ky i njohur si i pari ne Ballkan, per te cilin kane shkruar gazetat e Europes dhe me dokumentacionin e pergatitur nga dekani i gazetarise sportive Besnik Dizdari, ky Rreth eshte njohur edhe nga Shoqata Nderkombtare e Amatoreve te Ciklizmit, eshte nje injorim qe i behet historise se ketij sporti dhe qytetit sportiv te Shkodres.
Dhe vete emrat e kampioneve qe 100 vite me pare me Jonuz Gjylbegun, e deri tek familja Muriqi me kampionet vellezerit Fadil, Gani e Ruzhdi Muriqi, tek familja Tafili me kampion legjenden Agim Tafili e te vellane Sytkine, tek kampionet etj qe ka nxjerre ky sport.
Dhe per te shperblyer kete kontribut te çiklizmit shkodran, nje etape Shkoder -Vermosh 109.8 km rreth 2 ore 30 min, ku “Leqet e Hotit” 730 metra mbi nivelin e detit duke zbritur ne Luginen e Cemit 500 metra, per te kapur pamjet zvicerane te ketyre dhuratave natyrore, mendoj se do te ishte shume me me vlere sesa pjesmarresit e “Giro d’ Italia” te shihnin “sarajet” e Surrelit./www.shkodrasport.com/