Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka përplasur me makinën një efektiv policie.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet, rreth orës 01:00, ku 21-vjeçari ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë me makinën e tij. Në këto kushte ai ka përplasur efektivin, i cili në momentin e aksidentit ishte në detyrë. Polici është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.