Këtë të enjte 7 të arrestuarit nga protesta e PD dhe opozitës më 23 dhjetor dolën para gjykatës penale në Tiranë, e cila vendosi liriimin e tyre dhe vendosjen në masën ‘detyrim paraqitje’ Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Partia Demokratike, raporton gazetarja Keti Banushi.

Opozita bllokoi trafikun në disa akse rrugore pasditen e të hënës. Për pasojë pati edhe përplasje me policinë, në disa prej akseve të bllokuara.

7 protestuesit e arrestuar që u liruan nga gjykata:

Romario Bilo, 27 vjeç,
Arif Hoxha, 21 vjeç,
Julian Çela, 27 vjeç,
Albin Cami, 25 vjeç,
Gëzim Sadikaj, 55 vjeç,
Vlash Gjonaj, 59 vjeç
Çlirim Kokaj, 31 vjeç

Pas mbarimit të protestës, policia arrestoi 7 persona, ndërsa 40 deputetë dhe funksionarë të PD dhe PL po hetohen në gjendje të lirë. Opozita bllokoi 5 pika të kryeqytetit nga ora 17:00 deri në orën 20:00 këtë të hënë, njësoj sikur kishte ndodhur më 26 nëntor të këtij viti.

21 persona po hetohen në gjendje të lirë. Policia i bëri thirrje opozitës dhe PD-së të mos bllokojnë qarkullimin rrugor pasi është vepër penale.

Sakaq, gjatë protestës së mosbindjes civile, pati dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku u përfshinë edhe deputetë e funksionarë të PD dhe PL. Flamur Noka në një moment goditi me grusht një efektiv, ndërsa nuk munguan fyerjet nga Belind Këlliçi drejtuar policëve. 14 nga deputetët e PL dhe PD pjesë e protestës po hetohen në gjendje të lirë.

Deputetët e proceduar penalisht
1- Flamur Noka
2- Xhelal Mziu
3- Albana Vokshi
4- Oerd Bylykbashi
5- Flamur Hoxha
6- Petrit Doda
7- Agron Gjekmarkaj
8- Elda Hoti
9- Gazment Bardhi
10- Lefter Gështenja
11- Saimir Korreshi
12- Erisa Xhixho
13- Ina Zhupa
14- Ludovik Hasani