Biznesmeni Elton Ilirjani ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga një bisedë e artistes Parashqevi Simaku dhe këngëtarit Pirro Çakos.
Dy këngëtarët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë pas 36 vitesh. Tek të dy qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.
Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?
Piro Çako: Babai nuk jeton më.
Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.
Piro Çako: Po ti si je njëherë?
Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.
Ndërkohë, përveç kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun se Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.