Teksa Gjykata e Apelit të Posaçëm dyfishoi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, ky i fundit është arratisur. Ish-zyrtari u lirua pak kohë më parë pasi përfitoi nga aministia, por ai pritej të rikthehej sërish në qeli, ndërsa Apeli vendosi dënimin me 2 vite e 8 muaj heqje lirie.
Gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli, bëhet me dije se Frrokaj nuk është gjetur në banesë. Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet ende në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë larguar ilegalisht nga territori i vendit.
Ish-zyrtari vendor u gjet fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tjetërsimin e pronave në vendin e njohur si Rana e Hedhun.