Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, të dy këta persona në kërkim, janë ftuar nga Gjykata e Posaçme si viktimë të veprës penale në procesin që po zhvillohet ndaj Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës., etj.
Për këta dy shtetas oficerët e Policisë së Shkodrës i kanë komunikuar togave të zeza që komunikimi me ta nuk është bërë i mundur pasi rezultojnë të mos jenë në zonën e banimit, informon Ora News.
Në të tilla kushte është urdhëruar që njoftimi për të të bëhet me shpallje publike.
Kjo procedurë ligjore bëhet për shkak se Duli dhe Lici kanë qenë në shënjestër të grupeve rivale në Shkodër, e për këtë do duhet që edhe të jenë në dijeni të këtij procesi gjyqësor.
Përveç Dulit dhe Licit, gjykata ka përsëritur ftesën dhe për Leze Ndoj që është nëna e Gjin Ndojt, ky i fundit i vrarë në Shkodër.
Pjesë e dijenisë së procesit do të behët edhe Genc Tafili, ky i fundit aktualisht ndodhet në burg.
Në procesin ndaj grupit të “Metamorfozës” gjykata ka thirrur edhe ish-policin e Burgjeve Kleant Musabelliu si viktimë e veprës penale.
Në seancën e radhës do të lexohet nëse punonjësit e policisë kanë bërë të mundur njoftimin e personave në fjalë, e ndërsa do të vijohet me kërkesat e të pandehurve në lidhje me gjykimin e shkurtuar që disa prej tyre kanë kërkuar. /oranews/