Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, ku përmes një droni u hodh lëndë plasëse në banesën e marrë me qira nga shtetasja E.A., bashkëjetuese e Bernard Sinomatit. Policia ka referuar dosjen në prokurorinë e kryeqytetit, duke e klasifikuar ngjarjen si “shkatërrim prone me eksploziv”.

Sipas burimeve nga prokuroria, pronarët e banesës, të cilët janë marrë në pyetje, kanë deklaruar se shtëpia është dhënë me qira në korrik 2024 përmes një agjencie. “Kontratën e kemi lidhur në korrik 2024 dhe banesën tonë e ka marrë me qira një çift. Nuk dimë asgjë për ta dhe nëse kanë apo jo probleme,” kanë thënë ata.