Gazetari Sokol Bregu tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se për shkak të rrjeteve sociale ka patur tragjedi në vend dhe përmendi edhe rastin e një nëne me 4 fëmijë që vrau veten në Durrës pasi nuk i hiqnin një foto në TikTok.

Ai tha se TikTok nuk pranon asnjë rregullim pas ankesave.

“Për shkak të rrjeteve sociale ne kemi patur tragjedi të vjetra në Shqipëri, por po i lëmë mënjanë. Në 6 janar të këtoj viti një grua nënë e 4 fëmijëve vrau veten në Durrës. Ajo prej një viti kishte bërë një denoncim në dejtorinë e policisë në TikTok me një foto ku e konsideronin si të përdalë dhe e kishin kthyer në objekt sulmi nga të gjithë banorët.

Kjo pati zhurmë të madhe në Shqipëri. Pas kësaj kishte një vizitë në Mynih te selia e TikTok për pastaj erdhi këtu drejtori për Evropën Juglindore, takon në zyrë ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku shpjegohet se për shkak se kemi pak përdorues nga Shqipëria, se gjuha shqipe është e vështirë etj i tha se dua një vit kohë për t’i rregulluar të gjitha këto. U pa si gjysmë marrëveshje nga korriku, ndërkohë që AMA deklaron se ka një marrëveshje personale me TikTok ku mund të heqë disa video. Pra kishte një marrëdhënie, por nuk u ndërhy.

Ne jemi i vetmi vend në Evropë ku TikTok nuk pranon asnjë rregullim.”