“Koncerti i Krishtlindjes” në Katedralen “Shën Shtjefni”, i organizuar nga Famullia “Zoja e Shkodrës”, i parapriu vigjiljes së festës së shenjtë.
Koret dhe solistët e Katedrales si dhe Formacioni orchestral, nën dirigjimin e mjeshtrit Zef Çoba, sollën një repertor të zgjedhur me muzikë klasike jo vetëm liturgjike, por edhe tradicionale shkodrane.
Në këtë mbrëmje, famullitari Dom Vlash Palaj nuk zgjodhi të mbante fjalim, por një meditim.
Pjesë e rëndësishme e koncertit ishin edhe këngëtarët: Niki Mjeda, Laorjan Ejlli, Serxho dhe Megi Toma dhe të tjerë.
Krishtlindja është festa më e rëndësishme për besimtarët e krishterë. Atmosfera që e paraprin e bën edhe më të veçantë atë.