Ish kryebashkiaku i Shkodrës dhe funksionari i PD-së, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për një orë.
Pasi doli nga SPAK, ai tha se është një çështje që nuk ka interes për publikun. Ndërkohë, nuk dha sqarime se pse ishte me avokat dhe qëndroi më shumë se një 1 orë.
‘Është një deklaratë që nuk ka aspak lidhje as me ndonjë çështje korrupsioni dhe as çështje në lidhje me krimin e organizuar. Nuk ka as interes për opinionin publik’, tha ai.
Kujtojmë se Bardh Spahia ishte në SPAK, më datën 2 tetor ku qëndroi për rreth 30 minuta.
Më 26 Mars të këtij viti u kallëzua në SPAK bashkë me 21 kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale të 14 Majit.
Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.