Ish kryebashkiaku i Shkodrës dhe funksionari i PD-së, Bardh Spahia është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, raporton gazetarja Keti Banushi.

Kujtojmë se Bardh Spahia ishte në SPAK, më datën 2 tetor ku qëndroi për rreth 30 minuta.

Më 26 Mars të këtij viti u kallëzua në SPAK bashkë me 21 kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale të 14 Majit.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.