Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Sara Hila, avokati Spartak Ngjela, rrëfen Parashqevi Simakun para dhe pas viteve ’90, e cila është kthyer në vëmendjen e publikut së fundmi pas ‘rigjetjes’ në Nju Jork.
Gjatë intervistës së tij, Ngjela shprehet se ajo u shkatërrua nga xhelozia e partnerit të saj, teksa ndalet dhe te bukuria që kishte Parashqevi Simaku.

Gazeta Shqip – Logo

AKTUALITET
Ekskluzive/ “E shkatërroi burri nga xhelozia”, Spartak Ngjela rrëfen Parashqevi Simakun para dhe pas viteve 90: Po të mos ishte e bukur…

18:03 | 24 DHJETOR 2024
SHPËRNDA

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Sara Hila, avokati Spartak Ngjela, rrëfen Parashqevi Simakun para dhe pas viteve ’90, e cila është kthyer në vëmendjen e publikut së fundmi pas ‘rigjetjes’ në Nju Jork.
Gjatë intervistës së tij, Ngjela shprehet se ajo u shkatërrua nga xhelozia e partnerit të saj, teksa ndalet dhe te bukuria që kishte Parashqevi Simaku.

Si e keni njohur Parashqevi Simakun dhe si e keni parë ju atë në vitet ’80? Ju atëherë keni qenë një i burgosur politik, por çfarë përfaqësonte Parashqevi Simaku?
Ngjela: Ajo ishte një këngëtare e madhe qëkur doli. Qëkur doli krijoi afekt, një këngëtare me vlerë. Ajo ka një repertor muzikor shumë të bukur. Por vjen një moment i caktuar që kërkon më shumë. Ajo donte të ikte nga një mikrobot në një makrobot. Prandaj iku në Amerikë me mendimin që do e fitonte famën e vetë në një makrosistem që ishte Hollywood-i. Këtu jemi brenda psiqikës normale të një njeriu të talentuar, aq më tepër këngëtare. Por atje i ndodhën këto që dihet, ose të paktën këto që kemi parë. Por unë kam përshtypjen që fama dhe bukuria e saj, çdo burrë do ta shtetëzonte, nëse nuk do të ishte tolerant, në kuptim të qytetërimit të lartë. Këto kur kanë ndodhur, në raste të rralla dhe në fisnikërinë e lartë që ishte shumë e kulturuar dhe e njihte mirë fenomenin e dashurisë, vetë jetës së fisnikërisë në kuptimin e mirëqenës, imagjino ç’mund të ndodhë në qytetërimin tonë që vjen nga varfëria në pasuri. Këngëtarja vjen nga një e varfër dhe bëhet e pasur. Por a do ta lejojnë? Por një këngëtare e bukur, që ka zë të shkëlqyer dhe talent? A do të ketë rreziqe? Po, ka rreziqe. Nga kush? Nga burri i saj. E gjithë tragjedia nga i shoqi i erdhi, pavarësisht se u ndanë, nuk ka rëndësi. Këtë e gjetën duke lypur.

Do të doja të ndaleshim dhe njëherë te vitet ’80, kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj? A kishte ajo diçka ndryshe nga arti i atëhershëm i socializmit?
Ngjela: Po, kishte afektin emocional në skenë, e kishte ndryshe nga koha. Por koha e lejoi, se kjo ishte e mençur dhe i vërtiti këta aktorët e mëdhenj që drejtonin Shqipërinë. I vërtiti. Me çfarë? Edhe me talentin, edhe me bukurinë e saj, sa sot gënjejnë, shpifin. Jo e dashuronin, jo e merrnin, siç e kanë shqiptarët. Kjo diti të manovronte, pastaj nuk kishte shumë kohë të gjatë me komunistët, sepse ra komunizmi dhe ajo iku. Po të kishte qëndruar këtu do të ishte më mirë. Ajo iku në SHBA dhe pastaj e dini si i ndodhën ato gjërat, deri sa e gjetën duke lypur, të paktën siç thonë. Në fillim nuk fola, sepse pa e ditur çfarë ndodhi nuk mund të krijoj fantazi. Por tani që po dalin faktet, këto po përmendim. Po përse po i përmendim? Sepse ka një specifik të veçantë një person publik, sidomos një grua e bukur. Kur një grua e bukur e talentuar si këngëtare që del në skenë dhe ka pushtuar ekranet, krijon personalitetin e saj shumëdimensional në një shoqëri. Çdo të thotë shumëdimensional? Po të donte të hidhte kandidaturën për deputete dilte. Po të donte të krijonte një diçka tjetër që i duhej miratimi i shoqërisë e bënte.