Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqej një shtetas duke kanosur me mjet prerës, informojmë se:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas publikimit, kryen verifikime me qëllim identifikimin e shtetasit që shfaqet në video. Në përfundim të tyre, u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë, shtetasi A. R., 35 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor).

35-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale “Kanosja”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për hetime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët për denoncimet, si dhe duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, i fton ata që të vijojnë të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112.