Policia ka nisur me shoqërimet e protestuesve në komisariat, ende pa përfunduar protesta. Bëhet me dije se deri më tani janë shoqëruar 15 qytetarë, por nuk ka detaje se në cilat zona kanë protestuar ata, apo në cilat komisariate janë dërguar.
Numri i të shoqëruarve pritet të rritet, ndërsa në protestën e fundit të opozitës, janë shoqëruar rreth 50 protestues.