Një sallë e re psikoterapie për shtëpinë e fëmijëve 0-5 në vjeç në Shkodër është bërë e mundur nga Fondacioni Angela Martini.
Një inisiativë që ka bërë bashkë modelen e njohur shkodrane , deputeten Edona Bilali dhe mbështetjen e Bashkisë së Shkodrës.
Ceremonia e inagurimit është mbajtur ditën e sotme me prezencën e drejtuesve të këtij institucioni për fëmijët, por edhe deputetes Bilali e cila u shpreh se kjo vjen edhe si dhuratë për këto fëmijë në festën e krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Vetë modelja, në një video mesazh për të pranishmit u shpreh e lumtur për këtë inisiativë të radhës që bën në Shkodër.
Erald Rexha, përfaqësues i fondacionit u shpreh se në vizitën e parë që modelja do të bëjë në Shkodër do ta mbajë pikërisht pranë kësaj shtëpie fëmije.
Puna për ndërtimin e kësaj sale, tashmë më të gjitha paisjet e nevojshme për fëmijët, ka nisur disa muaj më parë për t’u konkretizuar në këtë dhjetor që vjen si dhuratë për fëmijët 0-5 vjeç të Shtëpisë së Fëmijëve.
E pranishme në këtë takim ka qënë edhe Nën Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, dhe Drejtorja e Shërbimit Social , Arlinda Bilali, të cilat vlerësuan këtë inisiativë në ndihmë të fëmijëve.