Të punosh pa dallime partiake dhe pa përjashtime për shkak të bindjeve politike është motoja ime në krye të Bashkisë Vau Dejës.

Ndaj sot dua të falenderoj këshilltarët e Këshillit Bashkiak, të cilët votuan buxhetin e vitit 2025. Mirënjohja ime nuk është vetëm për votën e dhënë, por edhe për qytetarinë që përcollën. Duke menduar për komunitetin, pasi buxheti i vitit 2025 ka në fokus qytetarët.

Krahas shërbimeve, zërat në buxhet përfshijnë investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi. Bujqësia vijon të jetë prioriteti ynë edhe në vitin e ardhshëm. Më shumë punë për Vau Dejësin tonë.