Gjatë ditëve të festive, Spitali Rajonal i Shkodrës ka marrë masat për rastet dhe urgjencat duke garantuar shërbim 24 orë.

Nëndrejtori i këtij institucioni, Egir Lezha, thotë se ekipi i bluzave të bardha do të jetë në gjendje gatishmërie, ndërsa në sheshet kryesore të qytetit do të vendosen tre autoambulanca.

Mjeku Egir Lezha ka një apel për qytetarët, të mos abuzojnë me alkoolin, gjithashtu të tregojnë kujdes në përdorimin e lëndëve piroteknike.

Sipas urdhërit të Ministisë së Shëndetësisë, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31 dhjetor, 1, 2, 3 janar 2025, për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.