Pata kënaqësinë të mirëprisja fituesit e Granteve për të Rinjtë, një iniciativë që Bashkia Shkodër ndërmerr për herë të parë për të ofruar mbështetje financiare 100% për të rinjtë.

Idetë e tyre për krijimin e bizneseve në Shkodër përfaqësojnë një garanci për të ardhmen dhe për mbështetjen e iniciativave rinore.
Të rinjtë janë një laborator idesh dhe me mbështetjen tonë mund të krijojmë shumë mundësi për zhvillimin ekonomik dhe profesional të tyre.