Giro D’Italia”, gara e njohur e çiklizmit, do të nisë sezonin e ri në Shqipëri, teksa do të jetë i ndarë në 3 etapa. Edicioni i 108-të zgjat nga 9-21 maji 2025 dhe pritet me padurim nga të apasionuarit e këtij sporti.

Sa i takon detajeve, gara do të mbahet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, sakaq numri në total i pjesëmarrësve, përfshirë garuesit dhe organizatorët, shkon diku tek 3 mijë persona.