Aktorët e Teatrit Kombëtarë kanë dalë më një reagim të përbashkët në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ “Piranjat” për drejtorin e tyre, Altin Basha. Në një reagim të publikuar në “Facebook” aktorët janë shprehur se këto ditë janë bërë dëshmitarë të një investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Ata theksojnë se panë më zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken.
Më tej ata shprehen se panë sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës. Sipas tyre buxheti po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri. Aktorët theksojnë se faturat “fake” janë qepur në xhepa personale. Ata gjithashtu kanë bërë thirrje që fondet të kthehen ndërsa kërkojnë që përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre. Në fund të reagimit atë bëjnë thirrje për mbrojtjen e Teatrit.
Reagim Publik i aktorëve të Teatrit Kombëtar:
Këto ditë u bëmë deshmitarë të nje investigimi të emisionit “Piranja” për shpërdorimin e buxhetit të Teatrit Kombëtar. Pamë me zë dhe figurë sesi fondet publike zhduken. Sesi Ministria së Kulturës investon me dëshirën për të mbështetur Teatrin, por fondet gllabërohen rrugës.
Buxheti I Teatrit po ikën në drejtim të ditur tashmë, por ai drejtim nuk është Teatri. Janë ca fatura fake qepur ne xhepa personale! Janë ca grimiere fantazëm… Janë ca ekspert të audio-vizuale fantazëm! Ne jemi aktorë të Teatrit, dëshmitarë të zhvillimeve dhe e pyesim publikisht dhe ligjërisht z. Basha, drejtor I Tearit.
z.Basha cfare ka bere z.Saliasi në shfaqjen Vojçek?! Asgjë. Askush nuk e ka parë asnjë sekondë!. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit. Pyesim publikisht z. Basha?! z. Basha çfarë ka bërë znj Shuta në shfaqjen Voiçek. ke grimuar ajo te shfaqja Voiçek? Asnjë. Nuk ka ardhur asnjë sekondë aty. Merr guximin dhe kthe fondet disa milionëshe mbrapsht se janë të Teatrit. LISTA është gjatë. Tashmë ajo është publike. Përgjegjësit të marrin përgjegjësinë e tyre! MBROJE TEATRIN SOT
Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. “Piranjat” faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.