Nuk është thjesht një çmim, por një mirënjohje për një rrugëtim të jashtëzakonshëm të përkushtimit dhe shpirtit human.
Mirsad Basha, krijuesi i organizatës EKO Mendje, është dëshmuar si një lider i vërtetë në vullnetarizëm. Me mbi 1022 aktivitete të organizuara gjatë 10 viteve, ai ka frymëzuar mijëra të rinj dhe të rritur të bëhen pjesë e ndryshimit pozitiv në komunitet.
Puna dhe përkushtimi i tij janë një model që tregon se si përpjekjet e vazhdueshme dhe besimi në të mirën e përbashkët mund të sjellin transformime të mëdha në shoqëri.
Ky çmim është një njohje e merituar për një rrugëtim që vazhdon të jetë frymëzim për breza të tërë. Urime Mirsad Basha, Vullnetari i Vitit 2024!