Aktori, Jul Deda ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ “Piranjat” për drejtorin e Teatrit Kombëtar, Altin Basha. Deda përmes një video në TikTok ka folur në lidhje me rastin e investiguar ndërsa shprehet se ishte në dijeni të kësaj historie ndërsa theksoi se e ka thënë se atje po bëhet batërdija.

Më tej aktori u shpreh se një nga momentet që i ka bërë më shumë përshtypje është kur bashkëshortja e Altin Bashës, Iliriana Basha thekson se ka qëndruar në Shqipëri ndërsa e quan një vend i ndyrë dhe i poshtër. Ajo gjithashtu thote së nga të gjithë hajdutët këtu do të kapesh ndërsa përmend edhe tre fëmijët e saj.

Deda u shpreh se nuk duhet të përmenden fëmijët në këtë histori sepse janë të pafajashëm. Ai më tej ngre pyetjen se kush janë hajdutët e tjerë që ajo shprehet në intervistë ndërsa shton se mos janë ata që i vendosën bashkëshortin drejtor.

“Kur thua hajdutët e Shqipërisë, mos vallë e ke për ata që emëruan burrin tëndë në postin e drejtorit?” tha Deda.

Ai gjithashtu komentoi edhe deklaratën e zonjës Basha se Shqipëria është një vend i ndyrë ndërsa i rikujtoi se ky vend e ka bërë njeri dhe që i dha mundësinë të jetë dikushi.

Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.