Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar në emisionin investigativ “Piranjat” për drejtorin e tyre, Altin Basha. Përmes një “Instastory” Veleshnja ka ndarë një postim të aktorit dhe prezantuesit të emisionit “Piranjat”, Florjan Binaj. Më tej aktori shkruan se duhet një vendim nga ministria për personin i cili u demaskua pardje. Veleshnja shkruan se të gjithë artistat janë të traumatizuar për atë që kanë parë te “Piranjat”.
“Duhet se sbën vendim nga ministria për atë që kanë demaskuar pardje! Të gjithë artistat janë të traumatizuar për atë që kanë parë ke “Piranjat”, shkruan ai.
Në investigimin e Piranjave faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. “Piranjat” faktuan se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion. Ndërkaq në një përballje me “Piranjat” Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen “Vojçek”.