Aktori Neritan Liçaj, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shprehu indinjatën e tij me personat që nuk duan protestat.
Sipas tij, “protesta është e domosdoshme dhe është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shoqërisë”.
“Ka pehlivanë që nuk duan as të protestohet. Mos protesto, mos reago, mos ji kritik! Të bëhemi dele, si në kohën e Enverit? Jemi në shekullin XXI, nuk mund të vazhdojë më Shqipëria duke thënë “Jemi shumë mirë, s’kemi nevojë ne se pastaj na mërzitet qeveria”. Qeveria për atë punë paguhet, që të mërzitet. Prandaj protesta është e domosdoshme dhe është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë shoqërisë”, tha Liçaj.
“Këtyre tipave të lodhur, që nuk duan protesta, edhe Jezu Krishtin t’i sjellësh kryeministër, do i bëhet abuziv. Pse? Sepse nuk flasin, nuk protestojnë, nuk ankohen… Ndërkohë që nuk kuptojnë që edhe kryeministri më i keq, po të dalësh në protestë, do të punojë më mirë”, shtoi Liçaj. (A2 Televizion)