Tentohet të vidhet një bankë e nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës.

Autori ka arritur të hyjë në ambientin ku ndodhet bankomati, pasi ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës.

Aktivizimi i sistemit të alarmit të bankës ka venë në lëvizje policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa autori ka arritur të largohet.

Policia po vijon veprimet duke këqyrur vendin e ngjarjes dhe kamerat e sigurisë së bankës për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Top Channel