Kryeministri Rama tha sot se nuk do ketë më leje ndërtimi për pallate e resorte nëse nuk parashikojnë hapësirë për fëmijët.
Gjatë një deklarate, ku më herët njoftoi vendimin për mbylljen e TikTok-ut, ai theksoi se do rishikohet edhe taksa e strehimit social.
Te kjo e fundit do ketë një shumë që do shkojë për fëmijët në ndërtim shkollashe çerdhesh.
“Ata që ndërtojnë pallate, resorte, nuk do marrin leje nëse nuk parashikohet aty një hapësirë për fëmijët. Do të rishikojmë taksën e strehimit social, për të futur komponentin e fëmijëve. Nga çdo ndërtim në Tiranë dhe në Shqipëri duhet të dalë një shumë që do të shkojë për fëmijët, për një shkollë, për një çerdhe”, tha Rama.