Kjo është pamja pranë përroit të Oblikës, ku tonelata mbeturinash vazhdojnë të hidhen, duke ndotur këtë zonë.
Megjithëse firmat pastruese ndërhyjnë rregullisht për pastrimin e mbeturinave, kjo zonë vazhdon të mbetet e ndotur.
Kjo ndotje është pasojë e depozitimit të mbeturinave nga banorët e zonës. Vetë këta të fundit pranojnë se ndotja e përroit shkaktohet nga banorët e Oblikës.
Sheshi pranë pallateve, i rikonstruktuar vetëm pak kohë më parë, ka nisur të amortizohet dhe të ndotet për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.
Kjo gjendje sjell një pamje të shëmtuar, sidomos për turistët që kalojnë në këtë segment rrugor, pasi lidhë pikën e Murriqanit me qytetin e Shkodrës.