Kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale miratimin e aktivit normativ qe i hap rruge fondit per rikonstruksionin e Merkates se mishit ne lagjen Rus ne Shkoder.

Shkodra ka përfituar nga Akti Normativ i Qeverisë Shqiptare për transferimin e fondeve të pakushtëzuara për 6 tregje, një prej të cilëve do të realizohet në merkatën e mishit.
Ky vendim i hap rrugë një tjetër investimi me rëndësi për tregtarët dhe konsumatorët e Shkodrës. Pas ndërtimit të mbulesës dhe banakëve të rinj të tregut të fruta-perimeve, rikualifikimi i Merkatës së mishit në lagjen Rus pritet së shpejti të rikthejë në kushte të sigurta dhe higjienike një nga tregjet tradicionale të qytetit.