Deputeti demokrat Gazmend Bardhi dhe ish drejtori i Policisë Shkodër Edmond Sulaj në seancën e kësaj të enjte (19 dhjetor 2024), nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim.
Kjo bëri që Gjykata e Posaccme të kalonte çështje në seancë gjyqsore, duke caktuar datën e seancën në 6 janar 2025, ku i pranishëm do të jetë një prokuror i SPAK.
Edmond Sulaj paditi në GJKKO kreun e grupit parlamentar të Partise Demokratike Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit në datë 12 shtator, në foltoren e Kuvendit, hodhi akuza ndaj ish drejtorit të policisë Shkodër.
Bardhi lexoi disa komunikime që kanë dalë nga aplikacioni Sky Ecc, për të cilat thotë se janë provë se drejtori i policise Shkodër është emëruar nga bandat.
Përveç kësaj çështje, Bardhi është paditur në GJKKO edhe nga OSHEE sha.