Xum Allushi është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së “Big Brother”.
Ai vjen me vetëbesim, duke thënë se në “Big Brother Vip” do hyjë për të fituar, pasi e ndjen se ky është momenti i tij.
“E kam ndjerë brenda vetes dhe është momenti im ky. Është diçka shumë madhore që më pret. Momentalisht drejtoj bizneset e mija familjare. Në vitin 2012, solla risinë në Shqipëri me videot e mija gazmore. Kam bërë një transformim shumë të madh tek vetja, kam hequr shumë kilogramë. Do jetë një nga eksperiencat më të bukura që do përjetoj. Familja ime nuk e di që do hyj, do jetë surprizë, por do marr një bluzë të mamit ta kem aty sepse e dua shumë. I kam gënjyer por është gënjeshtër e bardhë. Motra ime është bashkëpunëtore e krimit. Ajo vajzë duhet të dijë se duhet shumë punë për të fituar zemrën time.” -tha ai.