Viti 2025 pritet të nisë me një lajm të rëndësishëm për historinë e Shkodrës dhe dokumentimin e saj.

Drejtori i Muzeut të Fotografisë u shpreh se arkivi i Marubëve është kandidat zyrtar për t’u pranuar në UNESCO.

Dhjetori shënoi po ashtu ekspozitën më të re në Muzeun “Marubi” e përbërë nga imazhe të fotografit me famë botërore nga SHBA, Gregory Crewdson.

Vepra e tij gërsheton në mënyrë mahnitëse një dimension autobiografik me portretin e një Amerike pa lavdi.

Kjo ekspozitë bashkon vepra nga vitet 2012 deri në 2022.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri në datën 1 mars të vitit të ardhshëm në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.