Zbulimi dhe ruajtja e njërit prej objekteve të lashtësisë, si ai i kishës paleokristiane në fshatin Lohe të Malësisë së Madhe, ishte fokusi i takimit të organizuar nga Arqipeshkëvia Shkodër-Pult në bashkëpunim me DRTK Shkodër.

Aktiviteti nisi me përshëndetjen e Imzot Massafra-s dhe u vijua me historikun e objektit të kultit në Lohe, karakteristikat arkitekturore dhe rëndësinë e tij nga studiuesi Zamir Tafilica.

Takimi i zhvilluar në sallën “Kardin. Mikel Koliqi” do të pasohet të premten e 20 dhjetorit nga vizita në fshatin Lohe mbi themelet e kishës paleokristiane si dhe në atë të Stërbeqit.