Edhe shumë pak ka mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt, i cili nis nesër në orën 21:15.
Ledion Liço do të jetë përsëri moderatori i “Big Brother Vip” e për të shuar paksa kureshtjen e publikut, të cilët mezi po presin mbrëmjen e nesërme, zbuloi disa detaje nga ky edicion në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live”.
Gjatë lidhjes direkte Ledioni ndodhej brenda shtëpisë së “BBV4”, ku na zbuloi një pjesë nga dhoma e dhumit të banorëve dhe na tregoi se do të jetë një dhomë e madhe e ndarë në dy pjesë, por ndryshimi këtë vit ishin krevatet. Këtë vit do të jenë më shumë krevate çift dhe gjithsej në dhomë do të jenë 16 krevate.
Sidorela Gjoni: A ka këtë sezon çifte në krevate?
Ledion Liço: Ka krevate dopio, nuk dua të tregojë shumë sepse mërzitet Vëllai i Madh ka gjithsej 16 krevate në këto dy dhoma dhe pjesa më e madhe janë dopio dhe mund të bëni llogari sa do futen brenda