Deputeti Agron Shehaj, ka komentuar përplasjen me deputetë të opozitës në sallën e Kuvendit. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Shehaj tha se u largua dhunshëm nga foltorja e Parlamentit jo nga Garda, as nga mazhoranca, por nga opozita.
Ai tha se është hera e parë në këto 33 vjet që një opozitar që denoncon një skandal të Qeverisë, dhunohet nga një përfaqësues i opozitës, nuk dunohet as nga mazhoranca as nga Garda. Shehaj tha se Flamur Noka shkoi në foltoren e Kuvendit me qëllim për t’i mbyllur gojën.
“Ushtrohet dhunë brenda Kuvendit të Shqipërisë, edhe Garda nuk guxon të dhunojë deputetët. Unë e kam thënë edhe më parë se nuk ka koalicion me PD në zgjedhje. Raporti me PD është ndarë prej kohësh. Nuk ndihem mirë që të shkosh në Kuvendin e Shqipërisë dhe të dhunohesh brenda Kuvendit nga një përfaqësues i opozitës tregon se duan të mbajnë me çdo kusht sistemin, për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Flamur Noka erdhi me qëllimin e qartë për të më mbyllur gojën mua që po denoncoja skandalin”, tha Shehaj.