Deputetja demokrate Flutura Açka, ka reaguar për sherrin e turpshëm që ndodhi këtë të enjte në sallën e seancave plenare, ku Flamur Noka largoi me forcë nga foltorja kolegun Agron Shehaj dhe më vonë i mori celularin nga duart dhe ia flaku tej.
Ajo kujton kohën kur drejtonte Komisionin e Medias dhe Flamur Noka shkoi në sallë gjatë punimeve duke i shkulur mikrofonin nga tryeza.
Ai shoqërohej nga Gazment Bardhi, i cili muaj para 17 Janarit 2024 kishte qenë krah Lulzim Bashës dhe dhunoi demokratët e tjerë të Berishës.
“Atëherë, më 17 janar tek shqyente mikrofonët, Noka tha nëpër banaqet televizive: Nuk do açkërojmë opozitë.
Është më mirë kështu, të bardhëzojmë mosbindjen civile e të nokëzojmë Parlamentin. Turpi, dhe vendi ku hahet me bukë”, shkruan Flutura Açka.
Ajo i drejtohet dhe koleges Belinda Balluku, e cila qëndron në sfond duke qeshur teksa Shehaj e Noka zihen me njëri-tjetrin. “Qesh, shoqja socialiste, qesh”, vijon ajo.