18 figura të diasporës, me kontribut në muzikë, sport e filantropi u nderuan me “Çertifikatë Mirënjohje” nga Këshilli i Qarkut dhe Bashkia Shkodër në një mbrëmje të veçantë dedikuar atyre.

E konceptuar si një spektakël me këngë e humor, organizimi i tij në teatrin “Migjeni” kishte si regjisor Mjeshtrin e Madh, Besnik Çinari.

Ky vlerësim riktheu në Shkodër regjisorin Zehrudin Dokle, që mban mbi supe edhe një rekord prej 48 shfaqjesh pa ndërprerje në këtë teatër.

Megjithëse kanë vite që jetojnë larg vendit të tyre, ata nuk e kanë ndalur asnjëherë kontributin për Shkodrën.

Në mesin e figurave të nderuara ishin edhe dy artistët e ndarë nga jeta, Karlo Radoja dhe Viktor Triepshi për kontributin e tyre në muzikë.