Studentët ka nisur një protestë në formë marshimi nga universitetet deri te Ministria e Arsimit. Studentët kërkojnë përmbushjen e premtimeve të bëra në kuadër të “Paktit për Universitetin”.

Në kërkesat e tyre përfshihet edhe rritja e buxhetit për arsimin në 5%, gjithashtu, edhe transparencë me buxhetin nga MAS. Me banderolën që shkruan “U diplomuam pa pakt, në fakt”, studentët iu bëjnë thirrje qytetarëve t’ju bashkohen marshimit paqësor për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“U diplomuam pa pakt”, studentët marshim nga universiteti te

Ndërkohë studentët kërkojnë rritjen e peshës të votës për zgjedhje, po ashtu, kërkohet rishikimi i titujve akademikë. Ata janë shprehur po ashtu kundër dhënies së kampusit universitar të Universitetit të Tiranës për Kolegjin e Europës, pasi sipas tyre vendimi për këtë transferim është bërë pa konsultim me studentët dhe pedagogët.