Në sallën e këshillit të Bashkisë së Shkodrës është miratuar buxheti për vitin 2025-së. Ka qënë kryetari I Bashkisë Shkodër Benet Beci, I cili ndryshe nga paraardhësit e tij ka zgjedhur që të prezantojë para këshilltarëve por edhe shkodranëve vizionin për Shkodrën kryeqendër të rajonit me investime konkrete, te prekshme cdo dite nga qytetarët e Shkodrës, të cilat kapin shifrën e 45 milion eurove.
Por pas fjalës së kryebashkiakut opozita ka zgjedhur të bllokoi foltoren dhe proceduren standarte të mbledhjes së këshillit bashkiak cka solli edhe 5 minuta pushim të mbledhjes.
Megjithatë pavarësisht pushimit edhe me rifillimin e mbledhjes situata ka qënë e njëjtë
Kryetari I këshillit bashkiak ka hedhur në votim buxhetin e vitit 2025-s që ka vlerën e 29 milion eurove në total
Kjo është hera e parë që opozita në Shkodër ndërmerr një veprim të tillë duke përdorur të njëjtën skeme si ne parlamentin shqiptar, megjithatë ky dokument ka marrë formën e miratimit me 30 vota pro nga këshilltarët e mazhorancës