Do të duhej të ishte mbledhja më e rëndësishme e vitit, por fatkeqësisht u kthye në një show të shëmtuar politik nga opozita.
Salla e këshillit bashkiak nuk është dhe nuk duhet të jetë vendi kush ulëret më shumë, por hapësira ku ndahen qëndrime konstruktive dhe merren vendime të rëndësishme për qytetin dhe bashkëqytëtarët tanë. Në këtë frymë edhe pse në pamundësi për ta bërë siç do të duhej, votuam buxhetin e vitit 2025. Janë plot 45 mln euro investime kapitale për Shkodrën dhe të ardhmen e saj evropiane. Misioni ynë është ai në shërbim të qytetarëve, investime dhe vemendje maksimale ndaj çdo problematike, larg agjendave konfliktuale dhe përplasjeve që nuk i shërbejnë zhvillimit!