Aktualisht po zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, ku burime për gazetaren e Report Tv Esiona Konomi, bëjnë të ditur se qëllimi i saj është të bëhen ndryshime në buxhetin e shtetit.

Një nga temat e rëndësishme që po diskutohet është akti normativ për shpërblimin e pensionistëve, i cili parashikohet të realizohet gjatë pranverës (në muajin mars).

Kjo masë vjen pas bonusit të Vitit të Ri që është dhënë për pensionistët dhe është pjesë e politikave sociale të qeverisë për të mbështetur këtë kategori, sidomos përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.