Bashkia Shkodër po vijon investimet për përmirësimin e infrastrukturës. Pak ditë më parë ka përfunduar rehabilitimi i dy segmenteve rrugore në fshatin Trush, të Njësisë Administrative Bërdicë.

Administratori i Njësisë Bërdicë, Xhevat Pëllumbi, bëri të ditur se janë shtruar me asfalt 2 km rrjet rrugor, që u shërben 400 familjeve në këtë zonë.

Për banorët, ky investim është mjaft i rëndësishëm, pasi prej kohësh këto rrugë kishin qenë të amortizuara.

Ndërkohë, pritet që të fillojnë edhe investime të tjera të rëndësishme në muajin janar, në njësinë administrative Bërdicë, ku në fokus do të jenë ndërhyrjet në infrastrukturë.