“Gjurmë të arabishtes në trashëgiminë tonë shekullore” ishte fokusi i veprimtarisë së organizuar nga Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Medresenë “Haxhi Sheh Shamia”, dega e djemve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe, e vlerësuar si një nga gjuhët më të vjetra dhe më të pasura të botës.
Në fjalën e tij në këtë vëprimtari, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamet Sytari, u ndal tek gjurmët dhe kontributet e disa prej hoxhallarëve të Shkodrës në raport me në literaturën e konsiderushme që ato kanë realizuar në gjuhën e Kuranit.
Myftiu Sytari tha gjithashtu se është detyrë e studiuesve të hulumtojnë dhe të evidentojnë gjurmët e rëndesishme që ka arabishtja në trashëgiminë tonë letrare , shkencore e tjerë .
Teologu Arben Halluni, ne fjalën e tij, u ndal tek roli i gjuhës arabe si një mjet për dialog, zhvillim dhe shkëmbim ndër kulturor e shkencor.
Nërsa drejtori Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, Kujtim Dervishi, ndërmjet të tjerave u shpreh se lënda e gjuhës arabe zë një vend të rëndësishëm në programin mësimor të Medresesë së Shkodrës.
18 dhjetori njihet si dita e Gjuhës Arabe, pasi në këtë datë të vitit 1973 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin për të futur gjuhën arabe si gjuhën e gjashtë zyrtare në organizatë.