Në sallën e Qendrës Rinore “Atelie”, të rinjtë shkodranë kanë prezantuar idetë e tyre të biznesit, pasi i janë përgjigjur skemës së grantit për të rinjtë, e aplikuar për herë të parë nga Bashkia Shkodër.
Nënkryetari i Bashkisë, Rudin Beka, tha se kjo ishte një iniciativë e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, për t’u dhënë mundësi të rinjve të krijojnë iniciativa në biznes.
Ai u shpreh i befasuar nga numri i lartë i aplikimeve, por edhe nga idetë gjithëpërfshirëse dhe innovative.
Nënkryetari i Bashkisë Shkodër u shpreh se ky institucion do të funksionojë si fasilitator dhe mbështetës për të rinjtë, me qëllim që ata të krijojnë një jetë të kënaqshme në qytetin e tyre.
Të rinjtë aplikues kanë prezantuar projekt-propozimet e tyre para një ekipi vlerësues, teksa do të mbështeten idetë inovative, por të cilat janë të aplikueshme në territorin e Bashkisë Shkodër.