Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi – Mali i Zi, po ecën me ritme të shpejta.

Deri tani janë hapur rreth 2.5 km rrugë.

Aktualisht, punimet janë përqëndruar në hyrjen e fshatit Zogaj.

Tekniku i punimeve, Zef Koceku, theksoi se faza tjetër e punimeve pritet të niset në drejtim të Shirokës.

Sipas projektit, rruga e re do të ketë një gjerësi prej 6 metrash, me korsi biçikletash, ndriçim dhe aksese për zonat e plazhit.

Ajo do të shmangë qendrën e Zogajve, duke mos prishur shtëpi apo objekte të tjera shërbimi.

Projekti, i financuar nga BERZH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pritet të përfundojë në fund të vitit 2025 dhe ka një vlerë prej rreth 5.7 milion eurosh, duke përfshirë TVSH-në.