Lulzim Basha, evidentoi dy grupimet që i shkojnë pas Sali Berishës. Të parët sipas tij janë militantët kamikazë, ndërsa pjesa tjetër janë ata që luajnë rolin e hipokritit.

“Një pjesë që shkojnë tek Berisha kanë zi, e maskojnë si betejë për parime.

Ata që kanë shkuar pas kanë shkuar si kamikazë. Kur bën këtë rol njerëzit po largohen protestë pas proteste.

Grupi i dytë ka pranuar të luajë rol si hipokritë. Gjithçka që bëhet për të ndihmuare Berishën bëhet për të ndihmuar Edi Ramën.

Është zhytur në një hipokrizi, por do ketë datë skadence më të shpejtë sesa kamikazët.

Demokratët meritojnë një përpjekje serioze për të shkulur një qeverisje të korruptuar.