Një ndër investimet e rëndësishme në qytetin e Shkodrës është rikonstruksioni i pallateve.

Pas përfundimit të fazës së parë, prej disa kohësh po ndërhyhet në disa zona të tjera, si në hyrje të qytetit dhe në lagjen Rus.

Aktualisht, punimet janë përqendruar tek pallati 8-katësh, siç është i njohur ndryshe në Shkodër .

Banorët janë të kënaqur me investimin që po realizohet.

Ndërkohë, edhe në bllokun e pallateve në hyrje të qytetit, në bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”, po vijon puna për t’i dhënë një pamje të re kësaj zone.

Ky investim është pjesë e paketës së dytë të ndërhyrjes për rikualifikimin e pallateve, që po realizohet me mbështetje nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.