Një person në Shkodër është arrestuar nga policia pasi kanosi dhe goditi me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. H., banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar punonjësi i Policisë Bashkiake Shkodër, shtetasi A. T., se ditën e sotme, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, shtetasi R. H., e ka kanosur dhe e ka goditur me grusht në fytyrë, pa shkak.