Shkodra është ndër destinacionet më të preferuara për turistët gjatë festave të fundvitit. Me një atmosferë magjike në tregun e krishtlindjeve vendosur në pedonale qyteti ka tërhequr vëmendjen e shumë të huajve.

“-E mrekullueshme, absulutusht e bukur, familjare, mund te dallosh kulturen tek rruget ne qytet, eshte vertete mire, me siguri do rri dy dite dhe eshte vertet kendshem.

– Pushimet shume festive, eshte nje qytet shume I bukur dhe te gjithe jane shume te sjellshem. Ne e duam. Njerezit padyshim duhet te vijne ketu, eshte nje vend i mrekullueshem per te kaluar pushimet dimerore.

-Edhe une mendoj se eshte shume bukur, eshte fantastik, te gjithe jane ketu me familjet e tyre, ne kuptimin qe eshte bere nje pune e mrekullueshme ne organizim”, shprehen turistët.

Qyteti ka fituar zemrat e atyre që e vizitojnë për herë të parë teksa ftojne dhe te tjeret ta vizitojne Shkodren.

“-Shumë bukur, i organizuar, i shndritshëm, dhe shumë i këndshëm. Kjo është hera ime e parë këtu, por në Shqipëri kam qenë dhe herë të tjera. I ftoj të tjerët të vijnë, sepse njerëzit janë shumë të respektuar. Është shumë bukur, ushqimi është i shkëlqyer, ndihesh mirë dhe njerëzit janë të ngrohtë. Është mirë, shumë e sistemuar dhe e organizuar. Ndihemi vërtet mirë!”, thane ata.

Stafi organizator i bashkisë ka përgatitur një kalendar të ngjeshur me aktivitete ku përfshihen si më të vegjlit – të cilët këtë vit do të kenë mes tyre Babagjyshin dhe lodra të shumta – ashtu edhe të rinjtë, që do të shijojnë muzikë çdo mbrëmje në “Shkodra n’Festë”, me këngëtarët më të njohur në vend.